Një punëtor i Ministrisë së Bujqësisë është infektuar me coronavirus.

Një burim i Reporteri.net që ka treguar rastin ka thënë se personi i infektuar ka pasur kontakte të shumta me personelin e kësaj ministrie.

Për rastin në fjalë është informuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, por burimi ynë thotë se ende askush nga IKSHP nuk ka shkuar në Ministri të Bujqësisë të bëjë teste për personelin që kanë pasur kontakte me punëtorin e infektuar.

Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, nëse është në dijeni për rastin në fjalë, por ai nuk e ka hapur telefonin.

Kujtojmë se ditët e fundit është rritur numri i personave që janë prekur nga Covid 19, çka institucionet gjegjëse po bëjnë thirrje të respektohen masat e në veçanti të vendosen maskat e të mbahet distanca sociale. /Reporteri.net/.