Të dielën në Prizren një person ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga çatia e shtëpisë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Prizren, ku viktima derisa ishte duke punuar në çatinë e shtëpisë së tij, nga pakujdesia është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

I lënduari ëshrë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, bën të ditur policia në raportin 24 orësh./Express/