Një person i jep flakën xhamisë dhe një shtëpie në Runik

Një rast i pazakontë ka ndodhur para rreth një ore në Runik të Skenderajt, ku një person i ka dhënë flakën dy objekteve.

Veriu.info mëson se ky person i ka kallur xhaminë dhe një shtëpi në këtë fshat.

Për momentin në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësitë, të cilët po bëjnë përpjekje për ta fikur zjarrin.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se personi që ka djegur xhaminë dhe shtëpinë, ka probleme depresive dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht askush nuk ka pësuar nga këto dy zjarrvënie./Veriu.info