Një mësues e pyet Mulla Jakup Hasipin

 

Jakup Hasipi u lind dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjërë. Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më harizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë. Ligjërimet e tija dallohen për nga përmbajtja harizmatike dhe argumentuese.

Një të tillë po e sjellim edhe për lexuesit e Drenicapress.

Një mësimdhënës i tha Mulla Jakupit: Hoxho u knaqët ju në Xhami na te shkolla u “mytëm” me nxënsat. Hoxha i tha: Ndalu pak, ka sa vjet i ke nxënsat në klas? Mësuesi i tha: Krejt ka 7 vjet janë. Mulla Jakupi i tha: A ke ardhë te xhamia ime me pa se çfar nxënsa kam unë? Prej 7 deri 70 vjet, une ta kam sjellë vajzën 7 vjeçe me ma mësu, ndërsa ti ma ke prue babën 70 vjet me ta mësu!!!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT