Një mërgimtar aksidentohet në Podujevë, 4 të lënduar

Aksident në Podujevë.

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në kilometrin e parë të magjistrales Podujevë – Prishtinë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra me targa të huaja.

Rastin e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Isa Ejupi.

“Rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Podujevë. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa të huaja, ku kanë mbetur të lënduar katër persona. Ekipet kompetente policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ejupi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT