Qafa e shëndoshë është aq e padëshirueshme, saqë mund të “vrasë” një “selfie”. Mirëpo, tani ajo nuk do të jetë më problem.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka krijuar një medikament, i cili mund ta eleminojë dhjamin e tepërt që grumbullohet te qafa, pa nevojën e një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Medikamenti, i njohur me emrin tregtar, “Kybella” përmban acid deoksikolik – i njëjti acid që prodhon vetë trupi, për të absorbuar dhjamin.
Mjaftojnë pak minuta që një dermatolog i licencuar ta injektojë atë poshtë qafës, në indin dhjamor. Droga vepron menjëherë, duke shkatërruar membranën qelizore të dhjamit, e cila zhduket menjëherë.
- Advertisement -