Një javë nga përplasja Kurti -Mustafa për presidentin: Flasin nga VV për takmin e radhës

Takimi i fundit mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka shkuar sipas pritshmërive të partisë fituese.

Partia e cila doli e dyta më e votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, i vuri në tavolinë të diskutimit, disa kushte partisë së Albin Kurtit, e njëra ndër to ishte edhe pozita e presidentit. Pas saj, LDK kërkoi edhe hise të barabartë me VV-në edhe në ministri,shkruan Periskopi.

Këto kushte, nuk i pëlqyen Vetëvendosjes, dhe kështu takimi përfundoi pa marrëveshje për koalicion.

“Sot nuk ka marrëveshje për koalicion. Ka marrëveshje që të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë dhe të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi me qëndrime”, kishte thënë Mustafa në konferencë për media.

Ndërsa, Kurti kishte thënë se me Mustafën nuk janë marrë vesh për marrëveshje, por sipas tij ka avancim të diskutimeve. Ai ka thënë se kurdo që ta arrihet marrëveshja do ta shpalosin gjerë e gjatë. Kurti ka thënë se do të jetë në kontakt të drejtpërdrejt me Mustafën për ta mbajtur takimin e radhës,

Kanë kaluar një javë që kur u mbajt takimi i fundit dhe deri tani nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Kurti së fundmi ka marrë pjesë në disa konferenca në Berlin dhe nga atje ka deklaruar se ka vazhduar komunikimin me Mustafën.

Por, kur do të ketë një takim të radhës?

Nga zyra për informim e Vetëvendosjes, në një përgjigje për Periskopin thonë se sot nuk do të ketë takim, ndërsa citojnë liderin e tyre se takim do të ketë pasi të kthehet Kurti nga Gjermania por pa caktuar datë të saktë.

Kujtojmë se të dy partitë kishin premtuar se pas certifikimit të rezultateve nga Këshilli Qendror i Zgjedhjeve, do të nënshkruhej marrëveshja për koalicion por një gjë e tillë nuk ka ndodhur./Periskopi/

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com