Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj, thotë se mbetet shumë sfiduese mungesa e infermierëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale të vendit.

Rrustemaj në “Info Magazine” në Klan Kosova bëri të ditur se një infermier kujdeset për 20 deri 22 pacientë me COVID-19 që janë të shtrirë në Klinikën Infektive.

“Nuk është shkresa e parë që u kemi përcjellë institucioneve pasi të tilla pas shumë herë për shkak të mungesës së infermierëve në të gjitha institucionet. Numri i infermierëve në vend është kryesisht femra dhe shume nga to çdo gjashtë muaj janë në pritje të fëmijës ose marrin pushim pa pagesë dhe nuk zëvendësohen”.

Kërkesa jonë gjatë pesë-gjashtë vjetët e fundit ka qenë shtimi i numrit të infermierëve edhe kur pandemia nuk ka qenë fare”.

“Një infermier kujdeset për 20 ose 22 pacientë në Klinikën Infektive dhe kjo është e pamundur që një infermierë të kujdesët për kaq shumë pacientë me COVID-19”.

Rrustemaj mes tjerash apeloi tek institucionet që në procedurë të shpejt të hapin konkursin për pranimin e infermierëve të rinj.

“Kemi kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i SHSKUK-së që në mënyrë të shpejt të hapet konkursi për pranimin e infermierëve të rinj. Pavarësisht pandemisë që duhet të procedohet bëjë apel që rreth 50 infermierë që kanë punuar në mënyrë vullnetare për një vit të kontaktohen dhe të nisin punën”.

“Në të gjitha klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale ka mungesë të infermierëve por do duhej të hapej një konkurs i ri”, tha Rrustemaj, njofton Klankosova.tv.