Një i vdekur nga zjarri që përfshiu banesën

Një person ka ndërruar jetë pasi apartamenti i është përfshirë nga flakët në zonën pranë “Urës së Tabakëve”.

Janë ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit në apartament, por bëhet e ditur se banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në katin e pestë të një pallati përballë “Urës së Tabakëve” në Tiranë, raporton TCh.

Gjithashtu mësohet se viktima është një 58-vjeçar, i cili besohet se është asfiksuar nga tymi.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe forcat zjarrfikëse që po punojmë për shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit.