Një i vdekur dhe katër të plagosur nga konflikti me thika i të rinjve

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë, ku disa të rinj janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre, i cili degjeneroi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

    Për pasojë njëri prej të rinjve ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Viktima është identifikuar si Klevis D, 19 vjeç, ndërsa të plagosurit e tjerë janë M. K 22 vjeç, G. D. 15 vjeç, K.D. dhe L.D.

    Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pishinash në Vorë.

    Mësohet se 19-vjeçari, i cili është nga Nikla, ka ndërruar jetë në spital.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. /panorama.al/