Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar në rrugën “Dëshmorët e Kombit”

Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë një aksidenti në trafik në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ka raportuar PK.

Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën e tij Hyndai nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën VW Golf, të cilën e drejtonte viktima mashkull shqiptar, transmeton Koha.net.

Si pasojë i këtij aksidenti një person ka vdekur dhe gjashtë pasagjerë, dy femra dhe katër meshkuj, kanë pësuar lëndime të rënda, dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT