Një i vdekur dhe 50 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ka njoftuar se për 24 orët e fundit janë 50 raste të reja me Covid-19 dhe një tjetër pacient ka humbur jetën.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.

Ndërsa viktima, siç bën me dije kjo ministri është një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT