Agreta Gecaj – Gashi, drejtoreshë e bordit të SHSKUK-së, ka thënë që në mesin e viktimave nga COVID-19 është edhe një grua shtatzënë.

Gecaj-Gashi në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që viktima ishte e moshës së re, e lindur më 1991.

“Para 2 – 3 ditësh, kanë qenë 31 gra shtatzëna të hospitalizuara në Klinikën e Gjinekologjisë. 10 prej tyre me oksigjeno-terapi. Gjatë javës së kaluar dy janë pranuar në mjekimin intensiv. Njëra nga to fatkeqësisht ka ndërruar jetë dje. E lindur më 1991 (31 vjeç) e pavaksinuar. Të gjitha janë të pavaksinuarme dy doza”.

Tutje Gashi ka thënë që SHSKUK-ja ka krijuar hapësira për të prekurit me koronavirus.
“Numri i madh i rasteve që kemi pasë në valën e kaluar ka qenë diku rreth 1050 raste. Sot i kemi 1259 raste raste që të hospitalizuar në QKUK dhe në spitalet rajonale. Është bërë riorganizimi i të gjitha klinikave të QKUK-së, në mënyrë që t’u bëhet vend pacientëve që po kërkojnë trajtim nga COVID-19”.