Një familje katër anëtarëshe në gjendje të rëndë pas aksidentit në Veterrnik (Foto)

Një grua shtatzënë, bashkë më bashkëshortin e saj dhe dy fëmijë të tjera janë në gjendje të rëndë në Emergjencë.

Një grua shtatzënë, bashkë më bashkëshortin e saj dhe dy fëmijë të tjera janë në gjendje të rëndë në Emergjencë.

Ata janë dërguar para pak çastesh pas një aksidenti të ndodhur në lagjen “Veterrnik” në Prishtinë, raporton lajmi.net

Mësohet se gjendja e tyre është e rëndë.

Ndërsa i lënduar është edhe një person tjetër, i cili ishte në veturën tjetër, e që sipas burimeve të lajmi.net brenda Policisë, besohet se ai ka shkaktuar aksidentin.

Në fotografitë që ka siguruar lajmi.net, shihet pikërisht ky person, madje i gjakosur, e që besohet të jetë vetëm 26 vjeçar.

Veturat që shihni në fotografi, Toyota me ngjyrë të verdhë është e familjes që kanë lëndime të rënda.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës, rajoni Prishtinë, të kontaktuar nga lajmi.net nuk janë lajmëruar në telefon./ Lajmi.net

image-b72aa6b511067501c1e812a8c881a44a18ab1931321d647ad52aa90de1ed762a-V

image-54605900433dd2624dc498ff8665444144d546bfa2cfd758baa5d13da6273c09-V

image-c2f227bdd52300a789c568f8a4b6a4548b9c7d44599bed146d618d5981cfd5a7-V(1)

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT