Një drejtor si ky!

 

Ka vetëm katër muaj që është në krye të Drejtorisë për Zhvillim në Mitrovicë, dhe Nasuf Aliu është drejtori më punëtor që ka komuna e Mitrovicës.
Cdo ditë është në terenë, duke biseduar me biznesmenët, fermerët, për t’i kwshilluar për punen që bëjnë dhe për t’u ndihmuar.
Dje ndau farë misri për 75 hektar tokë, që do të jetë një ndihmë e madhe për prodhim vendor, dhe synim ka rritjen tokave me misër deri në 900 hektar!
“Në të ardhmen synojmë të rrisim fondet e përbashkëta me partnerët, në përfitim të fermerëve tanë dhe në këtë mënyrë dëshirojmë që toka bujqësore në komunën tonë të jetë e punueshme. Për këtë vit në Komunën e Mitrovicës planifikohet të mbjellën rreth 900 hektar me misër”, theksoj Aliu.
Sot ai vizitoi fabriken e mobileve “Veli” në Shupkofc duke u njftuar me punën e kësaj kompanie me emër në Mitrovicë dhe më gjerë. Aliu i bëri ftesë pronarit të kësaj kompanie për aplikim në grandin e “USAID EMPOWER” dhe grandeve tjera.
Drejtori Aliu pothuajse cdo javë oragnizon seminare për fermerët për t’u mësuar përvoja të reja në kultivimin e kulturave bujqësore.
Deri më tani drejtori Aliu po e mbanë fjalën e dhënë në ditë e parë të emërimit në këtë detyrë, ”se do të jem dora e djathtë për fermerët dhe biznesmenët mitrovicas”./DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT