Refije Muca, që prej një viti është punonjëse e policisë së qarkullimit rrugor në komisariatin e Fierit.
Brenda një kohe të shkurtër ajo ka fituar respektin e drejtuesve të automjeteve për korrektësinë, mirësjelljen dhe humanizmin në kryerjen e detyrës.
Megjithëse ka hasur vështirësi me drejtuesit e mjeteve gjatë kryerjes së detyrës, Refia është e lumtur që bën pjesë në policinë e shtetit, ka qenë ëndrra e saj që në fëmijëri.
- Advertisement -