Një delegacion i Kushtetueses shkon në Ankara

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i prirë nga kryetari i Gjykatës, Enver Hasani ka udhëtuar për në Ankara.

Kryetari Hasani dhe delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë ftuar për të marrë në simpoziumin ndërkombëtar me temë: “Vlerësimi i aktgjykimeve në parashtresat individuale – sfidat dhe mjetet juridike”, i cili do të mbahet në kryeqytetin turk, më 27 dhe 28 prill 2015, transmeton rtklive.

Simpoziumi organizohet me rastin e kremtimit të përvjetorit të 53-të të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.

Gjatë vizitës në Ankara, kryetari Hasani do të takohet edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, z. Zühtü Arslan./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT