Një bashkiak si ky!

    Ndërkohe që zonja ne foto po fliste në telefon me një kompani nga celulari i saj, për tu interesuar për një vend pune, burri pranë saj ia merr telefonin dhe i thotë personit në anën tjetër të linjës: 
    “Ky është një shans i vyer për ju, që të punësoni një person të mirë dhe të aftë. Ajo e meriton vendin qe po u kërkon!”.

    Zonja në fjalë mbeti e shtangur nga ky akt, ndërkohe që udhëtarët e tjerë u mahnitën kur e kuptuan kush ishte ai zotëri.

    Ai ishte RAHM EMANUEL, Kryetari i bashkise së Cikagos, njëri nga tre qytetet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur udhëtaret e pyeten kryetarin e tyre mbi arsyen që e kishte shtyre te përdore mjetet e transportit publik, ai u përgjigj: “Si do të njihem me problemet dhe hallet tuaja, nëse udhëtoj me makinë luksi, me xhama të zi?!”