Një avion gjendet në ajër tash e 650 ditë. Pse?!

Ja çka dimë rreth avionit X-37B. I konstruktuar në Kaliforni, kjo fluturake u bë nga “Boeing” për forcat ajrore amerikane, si fluturake testuese, pra jo të dedikuar për prodhim serik.

 Ajo ka madhësinë sa një çerek të madhësisë së anijes kozmike “Endeavour” dhe është e pajisur me mbrojtës nga nxehtësia, nëse i duhet që të hyjë nëpër atmosferën e Tokës.,raporton Gazeta Kosova Sot

Aktualisht X-37B është duke u sjellë me një shpejtësi prej 28,044 km/h, në një lartësi prej rreth 350 km në qiell.

Ajo mund të lëshohet në Tokë, por askush nuk e di kur do të ndodhë kjo. Kjo fluturake merr energjinë nga rrezet e diellit.

Njëra ndër teoritë është se fluturakja thjesht është duke u testuar se sa kohë mund të qëndrojë në ajër, pra është duke e bërë një maratonë në hapësirë. Por, të tjerët kanë ide nga më të ndryshmet, ku përfshihen alienët, rusët, amerikanët, spiunimi, Snowdeni, një djalë i tij i tezes, e kush tjetër jo.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT