Zakonisht për asambleistët e Kuvendeve Komunale dijmë vetëm në ditët e para të mandatit të tyre, kur mësojmë emrat e atyre që do të na përfaqësojnë për katër vite. E pastaj shkojnë e vijnë katër vite, dijmë e ndëgjojmë për punën e tyre shumë pak, për të mos thënë asgjë.
I këtij rangu nuk është asambleisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori. Ky i fundit është aktivist i dalluar që duhet t’ia kenë lakmi të gjithë kolegët e tij në tërë Kosovën.
Para disa muajsh, Drenori shkoi shtëpi më shtëpi për t’u treguar qytetarëve të tij për punën e kuvendit komunal.
Poashtu para disa javësh ai ngriti një problem para drejtorisë për Shërbime Publike për gjendjen e vështirë të rrugëve nëpër fshatrat e Drenasit. Ia kujtoi partisë së vet dhe kryetarit se fondet që janë ndarë për rrugët duhet të investohen në rrugë e jo t’u ndryshohet destinimi.
E sot Drenori doli edhe kundër Ministrisë për Ambient dhe Planifikim Hapsinor. Ai paditi këtë ministri pasi nuk po monitoron ajrin në komunën e tij, që po ndotet cdo ditë e më shumë.
Në një hulumtim disa mujor që ka bërë, Drenori ka ardhë në përfundim duke ju referuar ankesave të shumta nga qytetarët dhe disa burimeve të organizatave jo-qeveritare “Preport” e cila në një raport të vitit 2013 ka dal me rezultatet se Feronikeli vret lumin Drenica, ndërsa “Qendra për Politika dhe Avokim” në një raport për 2014 ka dal me rezultate se lumi Drenica është një ndër lumenjtë më të ndotur në Kosovës dhe atë kryesisht nga Kompania “NeëCo-Feronikeli”.
Madje në konsultimin me një pulmolog ka mësuar për rritjen alarmante të të prekurve nga kanceri në komunën e Drenasit. Në të gjetuarat e Drenorit del se:
Në vitin 2012 numri i të diagnostifkuarve me kancer ka qenë 15 persona.
Në vitit 2013 numri i të diagnostifkuarve me kancer ka qenë 40 persona.
Në vitin 2014 numri i të diagnostifkuarve me kancer ka qenë 211 persona.
E krejt në fund Xhavit Drenori ka mbledhur fakte të shumta për t’ia dërguar prokurorisë për ta paditur ministrinë. Tërë këtë punë kolosale për shëndetin e qytetit të tij dhe të qytetarëve të tij.
- Advertisement -