Një aeroplan përplot azilkërkues aderon në Prishtinë

    Një aeroplan për-plotë me kosovarë ka aderuar në aeroportin “Adem Jashari” dhe ka sjellë me vete qytetarët që migruan në fund të vitit 2014 dhe në fillim të 2015-së. Të kthyerit ishin nga shtetet si: Hungaria, Austria e Gjermania. Ata dukeshin të tensionuar dhe të lodhur ndërkaq asnjë nga ta nuk ka pranuar të flas për shtypin. Këtë nuk kanë pranuar ta bëjnë as familjarët e tyre, të cilët prapa kamerës tregonin për mënyrën e ikjes që familjarët e tyre e bënë ilegalisht përmes kufirit serbo-hungarez. Shpenzimet e të kthyerve i ka mbuluar shteti austriak, ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ditë me parë pati paralajmëruar së gjatë muajit mars do të ketë fluks të kthimit të kosovarëve, transmeton Koha.net. Për këtë, ministrit i është kërkuar që të kërkojë buxhet shtesë, për ta lehtësuar riatdhesimin e të kthyerve.