Foto ilustrim

Një grua e moshës 57-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në banesën e saj. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Prizrenit.

Policia në Prizren rreth orës 13.30 ka marrë informacion se në rrugën “Hajdar Shala” në një banesë gjendet një trup i pajetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nga hetimet e para nuk vërehet se viktima ka shenja dhune. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai ka thënë se nuk janë vërejtur shenja apo elemente dhune dhe mendohet se vdekja është natyrale.