Një 13 vjeçare mbytet në pishinë

Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka humbur jetën sot në një pishinë. Ajo ishte arritur pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për IndeksOnline ka thënë se policia është duke bërë hetimet për këtë rast.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitët kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”.

Disa dëshmitarë kanë thënë se ajo ishte mbytur në pishinën e Baicës së Lipjanit, por ende kjo informatë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT