NISMA tregon se kur publikohet marrëveshja e koalicionit për balotazhin në Drenas (Video)

 

Fushata në Drenas ka qenë normale, në suaza të cilësisë demokratike.

Kështu ka thënë Femi Hyseni nga Nisma për Kosovën, i ftuar në Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Ai e ka cilësue si sukses rezultatin e Nismës, që do të shkojë në  ballotazh me kandidatin e PDK’s.

“Na jemi fitues real dhe moral, sepse 55 % e votuesve në Drenas kanë votuar për ndryshime”, thotë Hyseni, njofton Rrokum.TV.

Hyseni thotë së përkundër klientelizmit politik që ka krijuar PDK në Drenas, nuk ka pas ndonjë parregullsi të madhe gjatë këtyre zgjedhjeve.

Duke fol për mundësitë e bashkëpunimit me partitë tjera për balotazh, Hyseni ka sqaruar se nuk ka marrëveshje të shkruar deri tash, por po punohet në këtë aspekt.

Ai ka thane se të Premten do të publikohet marrëveshja për koalicion për balotazhin e zgjedhjeve në Drenas. /Rrokum.TV

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT