Nisma: Qytetarët e Drenasit PO-në e madhe e kanë rezervuar për Isa Xhemajlajn

Nisma për Kosovën ka reaguar më anë të një komunikatë pasi në fushatën për kryetar të Drenasit po shihen gjatë gjithë kohës deputetë, ministra në fushatën për kryetar të Drenasit.

Partia e Fatmir Limajt, pyet se a e dinë qeveritarët e deputetët se çfarë zgjedhje janë duke u mbajtur në Drenas, transmeton ‘Indeksonline’.

Megjithatë, kjo parti shprehet e bindur se qytetarët e kësaj komune do të votojnë Isa Xhemajlajn për kryetar.

“Qytetarët e Drenasit kanë vendosur që të votojnë njeriun e tyre, njeriun që ka ndarë e do të ndaj hallet me ata, në Komunë e në qytet. Ai Drenasin nuk e ka trampolinë për kërcime akrobatike, siç e bëjnë deputetët e qeveritarët, që Drenasin e kujtojnë vetëm e vetëm atëherë kur ju duhen votat! A nuk po e kuptoni se ata po ju thonë një JO të Madhe”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Nismës dërguar medieve.

Komunikata e plotë e Nismës:

A E DINË QEVERITARËT E DEPUTETËT SE ÇFARË ZGJEDHJE JANË DUKE U MBAJTUR NË DRENAS?!

Në Drenas janë duke u mbajtur Zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar Komune. Qeveritarë e deputetë si hiena janë lëshuar në qytetin e Drenasit dhe fshatrat e tij, për t’i frikësuar qytetarët me fuqinë e pushtetit të fituar nga Gjykata Kushtetuese e veprimet e tjera antikushtetuese e antiligjore.

Ata e kanë harruar një gjë, kanë harruar vendosmërinë e qytetarëve të Drenasit për ta ndryshuar qeverisjen. Ata janë duke Ju thënë mjaftë ma me mashtrime! Ju Drenasit ua keni kthyer shpinën! Ju Drenasin e keni lënë pa asnjë lloj infrastrukture të mirëqenë! Ju Drenasin e konsideroni vetëm si kazan për votat tuaja, për pushtetin tuaj, për punësimin e familjarëve tuaj! Boll më me mashtrime! Mjaftë më me korrupsion! Mjaftë më me tjetërsimin e pronës Komunale!

Ju që keni qeverisur në Drenas që 16 vite, pse nuk ju tregoni qytetarëve kur bisedoni për punët e mira, për projektet, për investimet që keni bërë atje! Ju duhet t’ju tregoni qytetarëve të Drenasit, arsyeje pse e lat atë komunën më të varfër?

Qytetarëve te Drenasit, premtime duhet t’u bëjnë partitë opozitare. Premtimet e juaja janë mashtrim, mashtrim që ka irrituar shumicën e njerëzve atje.

Qytetarët e Drenasit kanë vendosur që të votojnë njeriun e tyre, njeriun që ka ndarë e do të ndaj hallet me ata, në Komunë e në qytet. Ai Drenasin nuk e ka trampolinë për kërcime akrobatike, siç e bëjnë deputetët e qeveritarët, që Drenasin e kujtojnë vetëm e vetëm atëherë kur ju duhen votat! A nuk po e kuptoni se ata po ju thonë një JO të Madhe!

PO-në e Madhe kësaj radhe, qytetarët e Drenasit e kanë rezervuar për Isa Xhemajlajn!

Ketë vullnet e shohim kudo që shkojmë!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT