NISMA për Kosovën goditet prap i largohet edhe një asambleist

 

Nisma për Kosovën nga pesë asambleist që kishte ne asamblen e Drenasit i kanë mbetur vetem dy,pas Xhavit Drenorit pastaj Florentina Elezi sot u largua perfundimisht edhe Jetullah Nishori.

Largimin e tij nga NISMA e ka konfirmuar për Drenicapress.info vetë Nishori.

“Inciativa Qytetare e Drenasit e me vonë Nisma për Kosovën u themeluan nga paknaqsit e qeverisjes lokale e me vonë qendrore duke ndez edhe njëherë shpresen e humbur për ndryshim të qytetarve ku dhe garova kandidat Inciatives Qytetare të Drenasit për asambleist dhe mora mbeshtetjen e qytetarve të Drenasit. Me ç’rast une asnjëherë nuk do bëhem pjesë e pazareve politike sepse nuk është as në karakterin tim por as ne frymen e ndryshimt gjë që ishin themelu këto inciativa,njëkohësisht une do vazhdojë ta “mbaj fjalen”duke kundërshtua fuqishëm këtë qeveri lokale që po rrënon lirinë, demokracinë, mirëqenien dhe shpresën e drenicasve për një jetë me të mirë. Prandaj duke e konsideruar se koalicionin AAK-NISMA rrenoj shpresën e qytetareve duke u shkput nga “opozita e bashkuar”e cila ishte shpresa për ndryshim dhe njëkohësisht duke e konsideruar se veprimet pa debat të gjerë ne degët dhe nëndegët, dhe nga vendimet e një dy apo tre personave të ngutshme që i shërbejnë vetem këtij pushteti duke ja zgjat jetën dhe duke kap shtetin edhe me shumë. Pra duke falënderuar të gjithë ata që me besuan voten për ndryshim njoftoj që nga sot jam asambleist i pavarur nuk jam asamblaist i Nismës për Kosovën”, përfundon njoftimin e tij Nishori.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT