Nisma i bën thirrje PDK-së të heq dorë nga kërcënimet ndaj vëzhguesve e komisionerëve

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas, përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se qarqe të PDK-së në Drenas kanë filluar të bëjnë shantazhe mbi vëshguesit dhe komisionertët e tyre.

Përmes këtij reagimi, Nisma ka kërkuar nga PDK-ja që menjëherë të heq dorë nga këto kërcënime.

“Dega e Nismës në Drenas u bën thirrje edhe njëherë gjithë organeve gjegjëse që e kanë përgjegjësi monitorimin e procesit zgjedhor, që të vazhdojnë të monitorojnë me kujdes deri në mbyllje të këtij procesi zgjedhor në Drenas”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën, përcjell “Zeri.info”.

Reagimi i plotë:

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas reagon pas informacioneve që na vijnë nga tereni, se qarqe të PDK-së në Drenas, kanë filluar me zhantazhet e mbrëmjes mbi vëzhguesit dhe komisionerët tanë.

Dega e Nismës në Drenas, i bën thirrje PDK’së, që menjëherë të heq dorë nga këto kërcënime të liga që është duke ua bërë komisionerëve dhe vëzhguesve tanë, thuajse në të gjitha qendrat e votimit.

Dega e Nismës në Drenas u bën thirrje edhe njëherë gjithë organeve gjegjëse që e kanë përgjegjësi monitorimin e procesit zgjedhor, që të vazhdojnë të monitorojnë me kujdes deri në mbyllje të këtij procesi zgjedhor në Drenas.

Dega e Nismës në Drenas shprehet tejet e shqetësuar në lidhje me lejimin e votimit të dyfishtë nga zyrtarët e KQZ-së, të cilët me këto veprime do të mbajnë përgjegjësinë për dëmtimin dhe eventualisht prishjen e procesit zgjedhor në Drenas.