Faktet e publikuara në gazetën Koha Ditore janë aq serioze sa askush nuk mund t’i mbyll sytë dhe të hesht pa një hetim te plot, prandaj kërkuam që këtë hetim ta bëjë një komision hetimor i pavarur i cili do të ndriçonte të vërtetën se si ka ardhur deri të krijimi i panelit gjyqësor në kundërshtim me ligjin siç edhe faktohet në vendimin për përjashtim nga Gjykata e Apelit.
Po ashtu kërkuam të ndriçohen pohimet e gjyqtarit se ai kishte marr vendim për dënim ende pa e marr lenden në shqyrtim. Në interes të ndriçimit të se vërtetës ne kërkuam t’i ofrohet garanci dhe mbrojte ligjore njërit nga denoncuesit e këtij skandali, zyrtarit ligjor të EULEX-it i cili në artikull thotë që i është refuzuar mbrojtja ligjore nga zyrtarët e lartë të EULEX-it për të dhënë dëshminë rreth këtij skandali dhe për këtë fakt autori i artikullit pohon se posedon incizimin e këtij zyrtari me zyrtarin lart të EULEX-it .
Ne shprehim brengosjen tonë për tendencën për ta heshtur këtë skandal, tendencë e cila veç sa e rrënon edhe më shumë sistemin e drejtësisë në vend. Ne njoftuam Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, Samuel Zbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Gabriele Meucci se opinioni publik dhe ne presim nga ta hapa konkret qe do të demonstronte vullnetin e institucioneve që drejtojnë për ta ndriçuar këtë skandal./Nisma.info/