NISMA akuza për policinë dhe prokurorinë

 

 

Valmir Gashi zyrtar për informim në partin NISMA, ka akuzuar policinë dhe prokurorinë se ka dalë jashtë mandatit të tyre.

“Mandati i policisë dhe prokurorisë në këtë proces zgjedhor është ekskluzivisht marrja me zhvillimet që ndodhin brenda hapsirave në të cilat zhvillohet procesi zgjedhor dhe jo  ndjekja dhe arrestimi i anëtarëve dhe zyrtarëve të partive politike të cilët denoncojnë parregullsitë që bëhen nga eksponentë të PDK-së”, ka thënë Gashi.

Zyrtari i kësaj partie ka ftuar drejtuesit e policisë dhe prokurorisë që të marrin masa ndaj “eksponentëve të kapur”.”

Ftojmë drejtuesit e policisë dhe prokurorisë të marrin masa kundër këtyre eksponentëve të kapur të policisë dhe prokurorisë qëllimi i të cilëve është që përmes metodave të kërcënimit t’ia mundësojnë pushtetit devijimin e vullnetit të qytetarëve të Drenasit. “

“Kjo duhet të merr fund menjëherë, sepse, nuk ka forcë që do ta ndalë vullnetin e qytetarëve të Drenasit për ndryshim”, ka shtuar Gashi./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT