Nisin veprimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është rikthyer në agjendë, disa muaj pas ndërprerjes së aktiviteteve.

Javën e kaluar Ministria e Administrimit të Pushtet Lokal ka emëruar dy anëtarët e rinj të ekipit udhëheqës, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo po ndodh pavarësisht zotimit të Qeverisë se nuk do të ketë zbatim të marrëveshjes për Asociacionin pa u implementuar nga ana e Serbisë Marrëveshja për kodin telefonik dhe ajo për pavarësimin e Rrjetit të Transmisionit (KOSTT).

Ndërkaq edhe Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se do të japë kontributin e vet mbi tekstin e draft-statutit, si dhe “do të vlerësojë nëse ai është në përputhje me marrëveshjet e dakorduara me ndërmjetësimin e BE-së”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT