Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, ka publikuar fotografi nga një tubim me përkrahës të partisë së tij në Shtime, shkruan Gazeta Blic.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se si parti gjithmonë i kanë prirë proceseve.

Postimi i plotë:

Mikëpritje e madhe dhe entuziazëm sonte në Shtime, në takim me Degën dhe strukturat tona, ku e zyrtarizuam edhe një iniciativë për avancimin e demokracisë dhe shpërndarjen e vendimmarrjes.

Si Partia që gjithmonë u kemi prirë proceseve, pas listave të pastërta të kandidatëve pa aktakuza, tani për ofertën tonë politike do t’i drejtohemi bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri te anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë edhe për ofertën programore.

Kështu, vendimmarrja do të vije nga poshtë lartë dhe zëri i çdo anëtari do të dëgjohet.

Edhe ky vendim i yni do t’i shërbejë fuqizimit të mëtutjeshëm të partisë dhe Kosovës do t’i jap qeverisjen që meriton.