Policia e Kosovës pas një aksioni në orët e hershme të mëngjesit ku rezultoi me dhjetëra arrestime si dhe mbetën katër policë të plagosur, kanë filluar patrullimet me helikopter, shkruan Reporteri.net.

Këto patrollime vijë për shkak të situatës, forcat e KFOR-it janë stacionuar në Komunën e Vushtrisë, ndërsa disa automjete janë parë në qarkullim përgjatë autostradës Prishtinë-Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ky aksion në Veri nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes së Enver Zymeri dhe ish politikanit Oliver Ivanoviçit, shkruan Reporteri.net.

Ndërkaq u raportua se me qindra serbë kanë bllokuar rrugën Njësisë Speciale gjatë aksionit në orët e hershme të mëngjesit në veri të Mitrovicës.

Sipas disa fotografive, rruga e Njësisë Speciale është bllokuar me goma të cilat janë djegur për të penguar këto njësi në aksionin e tyre.

Për këtë aksion janë deklaruar krerët shtetërorë të Kosovës si dhe të Serbisë