Nisin pakënaqësitë, Naser Rugova: Lumir Abdixhiku po eksperimenton me LDK-në

Anëtari i LDK-së dhe ish-deputeti, Naser Rugova thotë se kryetari i ri i LDK’së, Lumir Abdixhiku po eksperimenton me LDK-në.

Në një postim në rrjetin e tij social ai ka shkruar se logjika dhe filozofia e partisë ORA dhe FER janë refuzuar nga elektorati i Kosovës dhe se kjo formulë e dështuar politike duhet të reciklohet në majat e LDK-së, por nuk e dinë se ku po donë të shkojë LDK’ja.

Postimi i plotë i Rugovës:

Partia reformiste ORA, logjika dhe filozofia e saj politike e bazuar mbi idenë e supremacisë së elitave të rrejshme, është refuzuar nga elektorati i Kosovës. E njëjta ka ndodhur edhe me nënproduktin e saj FER të krijuar më vonë. Pse kjo formulë e dështuar politike duhet të reciklohet në majat e LDK-së, si parti tradicionale dhe themeltare e shtetit të Kosovës? Çka është ky eksperiment me LDK-në që po e bën Kryetari i ri? Ku duam të shkojmë kështu?

- Advertisement -

MË TË FUNDIT