Nisi Java e Albanologjisë

Nga sot dhe për pesë ditë me radhazi në Prishtinë, në ambientet e Institutit Albanologjik, do të mbahet Java e Albanologjisë, një organizim ky që sjellë kontekste të ndryshme letrare nga folës dhe studiues të letërsisë dhe albanologjisë.

Java, e cila hapet sot, do të përmbajë disa ligjërata për ditë me radhë, në tema të ndryshme si: Problemet e terminologjisë islame në gjuhën shqipe, Prania e arabizmave në leksikun e shqipes, Prurjet leksikore në kuadër të “relativitetit” semantik, Mendësia dhe shprehësia në frazeologjinë e të folmes së Gjakovës etj.

Ragip Mulaku, Arben Hoxha, Agron Tufa, Ermira Ymeraj, Adil Olluri, Agron Gashi, Donika Dabishevci e të tjerë janë pjesë e kësaj jave.

Java e Albanologjisë mbahet në Institutin Albanologjik.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT