Nishani apel qytetarëve: Shprehni fuqinë tuaj me votë

Presidenti i Republikë, Bujar Nishani, si shumë qytetarë të tjerë i është drejtuar paraditen e sotme qendrës së votimit në shkollën “Andon Z. Çajupi”, ku i shoqëruar me bashkëshorten e tij kanë shprehur vullnetin e tyre me votë.

Kreu i shtetit i bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë pasivisht në procesin e sotëm, sepse sipas tij të gjithë qytetarët sot kanë të njëjtën fuqi, atë të votës.

“Sot kemi liri reale, ta shfrytëzojmë në mënyrën më të drejtë këtë liri që kemi sot. Bazuar në eksperiencën time personale dua që sot të çoj mesazh mirënjohje anembanë vendit, të gjithë komisonerëve dhe numëruesve. Ata sot janë gjykatësit, qeveritarët, menaxherët, e vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Puna e tyre është një përgjegjësi e madhe dhe një kontribut real për vendin dhe për demokracinë e vendit.

Mesazhi i sotëm ka të bëjë me pjesëmarrjen, pjesëmarrjen masive, sepse sot të gjithë qytetarët që nga presidenti i vendit dhe gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi kanë të njëjtën fuqi, përveç votës së tyre. I siguroj që vota është e fshehtë, e lirë, askush nuk do t’i kontrollojë se si do të votojnë, ata do të votojnë për atë që mendojnë se është më e mira për jetën e tyre”, deklaroi kreu i shtetit.

Ndër të tjera, Nishani i kërkoi krerëve të partive, e sidomos përfaqësuesve të tyre në infrastrukturën zgjedhore që të japin gjithmonë mesazhe pozitive, pasi duhet të quhen konkurrentë dhe jo kundërshtarë. Ndërsa i pyetur lidhur me incidentet zgjedhore, presidenti tha se do të presë raportet përfundimtare për zgjedhjet nga institucionet e ngarkuara. Në fund ai tha se do të jetë gjatë gjithë procesin duke vvëzhguar ecurinë e tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT