Nis votimi i 328 delegatëve për kryetarin e ri të LDK-së

Ka nisur edhe zyrtarisht votimi për kryetar të LDK-së.

328 delegatë sa janë të pranishëm do të votojnë për tre kandidatura: Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.

Bajram Gecaj, zyrtar i LDK-së ka thënë se Kuvendi po shkon mbarë.

“Nëse dikush i bën 50% bëhet kryetar, nëse jo, shkon në votim të dytë”, tha Gecaj për Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se pas këtij procesi LDK do të dalë më e fortë.

Gecaj tha se kutia do te vendos.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT