Nis rinumërimi i votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve momente më parë ka nisur procesi i rinumërimit të votave për komunën e Dragashit dhe Rahovecit.

Janë 35 kuti nga vendvotimet e komunës së Dragashit që do t’i nënshtrohen këtij procesi, sikur edhe tri sosh nga Rahoveci, njofton Klan Kosova.

Ky proces sapo ka filluar dhe pritet të përfundojnë brenda ore, ku më pas do të numërohen votat me kusht nga Prishtina dhe Prizreni.