Nis rilindja e Parmës, ky është plani

Parma e re do të nisë nga Seria D. Të Hënën në mëngjes, në zyrën e një avokati do nënshkruhen aktmarrëveshjet për ringritjen e klubit e emilian.

Në krye të kësaj aventure, në cilësinë e presidentit të nderit do të jetë Nevio Scala, një njeri I cili konsiderohet si monument. Me të në stol nga vitit 1989 deri më 1996, klubi verdheblu ka fituar disa trofe. Në vitin 1990 është ngjitur në Serinë A, në 1992 ka fitur Kupën e Italisë, në 1993 Kupën e Kupave, Superkupën Europiane në 1994 dhe Kupën Uefa në 1995.

Për këtë projekt, në rindërtimin e klubit të Parmës janë angazhuar 8 financues, me në krye Guido Barilla, në cilësinë e presidentit. Të gjithë këta emra të cilët duhet të kenë një vend në këshillin drejtues adminstrativ, do të kenë të njëjtin numër aksionesh në shoqërinë e re, duke formuar sëbashku një kapital prej rreth 2 milionë Eurosh. Ringritja e Parmës në gjenezë është e ngjashme me atë të Fiorentinës së Cecchi Gorit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT