Sot janë anuluar të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në lidhje me këtë ASHNA ka lëshuar një njoftim, ku thotë se ka ndodhur një problem teknik pas reshjeve të shiut. Ndërsa bën të ditur se pajisja në fjalë është kthyer në system rreth orës 19:00.

Ky është njoftimi i plotë:

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), njofton se sot gjatë ditës, për shkak të vërshimeve nga të reshurat e shiut, një nga pajisjet e navigimit (DVOR/DME) ka dalë nga funksioni si pasoj e depërtimit të ujit në këtë pajisje. Pas intervenimit nga ana e ekipeve të Departamentit Teknik në ASHNA, pajisja në fjalë është kthyer ne funksion rreth orës 19:00.

Për shkak të mosfunksionimit të kësaj pajisje operimet në ASHNA kanë qenë të suspenduara gjatë një pjese të ditës, ndërkaq nga ora 19:00 operimet kanë filluar të realizohen sipas orarit të planifikuar.