Nis në Nju Jork Java e Filmit Shqiptar

    s në Nju Jork , SHBA  “Java e Filmit Shqiptar” (“Albanian Film Week”),  një ndër ngjarjet e mëdha të promovimit të vlerave kulturore dhe te kinematografisë shqiptare, e cila në edicionin e katert te saj do të prezantojë prodhimet më të fundit të kinemasë shqiptare dhe prodhimet e artistëve shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve të tyre.

    “Java e Filmit Shqiptar” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  (“Albanian Film Ëeek”),  është ideuar dhe themeluar nga producentja dhe regjisorja Mrika Krasniqi dhe do të organizohet deri më 5 nentor.

    Duke kujtuar nisjen e këtij eventi të kinemasë shqiptare në vitin 2012, Krasniqi ka treguar se, “ishte hera e parë që në Amerikë u organizua një ngjarje e madhe e filmit shqiptar. 100 filma, u shfaqen në Edicionin e parë më 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Filmat u shfaqen në tri kinema amerikane. U bë një jehonë e madhe, ngaqë ishte e pabesueshme”

    Në këtë  aktivitet marrin pjesë  personalitete të ndryshme, si dhe përfaqesues diplomatikë të Ambasadës së Shqiperisë, Ambasadës së Kosovës dhe Ambasadës së Maqedonisë në Nju Jork  si dhe pjesëmarrës të njohur të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera që jetojnë në Nju Jork.

    Ndër filmat që do të shfaqen janë : “Tri dritare Dhe një varje” Isa Qosja , “Bota ” Iris Elezi & Thomas Logoreci.