Nis iniciativa për t’i ndihmuar Arben Beqirit, futbollistët e Kosovës hapin xhirollogari për grumbullimin e mjeteve

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës kanë vendosur që t’i dalin në ndihmë portierit, Arben Beqirit, transmeton Gazeta Metro.

Portieri i Trepçës ’89 ditë më parë njoftoi se është diagnostifikuar me tumor në lukth dhe tashmë ka nisur kimioterapinë.

Kështu, Bordi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që në mënyrë të organizuar të ndihmohet financiarit Arbeni. Ndihma financiare do të bëhet përmes xhirollogarisë së Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës.

Ndihma financiare do të bëhet përmes xhirollogarisë së Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës me numër XK051971002104031174.

Kjo shoqatë i ka bërë thirrje të gjithë dashamirëve të futbollit dhe shoqerisë vendore me vullnet të mirë që t’i bashkohen kësaj iniciative dhe t’i dalim në krah Arbenit përgjatë kësaj sfide shëndëtsore./Gazetametro.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com