Nipi i dëshmorit të UÇK-së, Gazmend Berisha – Kalega, Zenelit i ka lindur vajzë.

Ai ka vendosur që vajzës së tij të posalindur t’ia vë emrin e vendit ku ra axha i tij, Koshare.

Kosharja do të jetë kujtimi më i mirë që familja do të kenë për heroin e tyre dhe të Kosovës.

Gazmend Berisha ishte pjesë e njërës nga brigadat më të lavdishme të luftës së Kosovës që theu kufirin shqiptaro-shqiptar.

Ai ra për liri në luftimet me forcat serbe gjatë pranverës së vitit 1999.