Nipi i Sami Lushtakut nuk flet për shkarkimin nga posti i konsullit, por ka disa fjalë për axhën e tij

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka shkarkuar sot nga detyra e konsullit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në Tiranë, Festim Lushtakub, nipin e Sami Lushtakut.

Lushaku kishte marrë detyrë më 15 nëntor 2019 nga ish-ministri i MPJ-së, Behgjet Pacolli.

Ndonëse, Festim Lushtaku kishte të kryer vetëm shkollimin fillor, kjo nuk e kishte ndalur Pacollin që ta bëjë konsull në kryeqytetin e Shqipërisë.

Për shkarkimin e tij Lushtaku nuk ka reaguar, mirëpo ai përmes një postimi ka uruar axhën e tij Sami Lushtaku për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen, Axhë! Ndihem krenar që të kam, dhe i gëzohem pranisë tënde në jetën time.
Shembull i ndershmërisë, njeri i fortë dhe atdhedashës. Gjithmonë mirënjohës për ty!”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT