Nintendo me lojëra për telefona të mençur

Nintendo i ka rezistuar goxha gjatë thirrjes për të hyrë në fushën e smartfonave. Pas shumë kërkesash kompania ka vendosur më në fund që të fillojë të krijojë lojra për smartfon. Vet Nintendo e ka bërë të ditur këtë fakt duke shtuar se ka nënshkruar dhe një marrëveshje me DeNA, një kompani e fuqishme lojrash japoneze. Konkretisht kjo kompani do të merret me krijimin e karaktereve të lojrave Nintendo për smartfon.
Edhe pse këto lojra do të quhen si pronë e Nintendo, ato nuk do të jenë plotësisht të tilla. Për të siguruar cilësinë e përvojës dhe për të qënë brenda asaj që ata kërkojnë nga kjo aleancë, do të krijohen vetëm lojra origjinale të përshtatura për pajisjet mobile në vend të atyre që janë të disponueshme aktualisht në konsolet apo platformën 3DS të Nintendo. Për të theksuar faktin se ky veprim i Nintendo nuk e bën atë të heqë dorë nga video lojrat për konsole, presidenti i kompanisë Satoru Iwata zbuloi në një konferencë për shtyp se Nintendo është duke punuar mbi një konsole të re të koduar nën emrin NX. Bëhet fjalë për një koncept tërësisht të ri. Detaje të mëtejshme nuk janë bërë të ditura por Iwata u shpreh se ky produkt i ri mund të lancohet vitin që vjen.
Nintendo në bashkpunim me DeNA do të zhvillojnë gjithashtu një platform shërbimi që funksionon në smartfona, tableta, kompjutera dhe në pajisjet e vet Nintendo. Kjo platform mund të lancohet në vjeshtë të këtij viti. Nintendo zotëron 10% të aksioneve të DeNA, ndërkohë që kjo e fundit vetëm 1.24% të Nintendo. (GameWorld Albanian)
- Advertisement -

MË TË FUNDIT