Ngjyrat e flokëve, kancerogjene?

Studimi i realizuar nga Universiteti i Leeds ka nxjerrë në pah se ngjyrat e flokëve duhet të përdoren më me kujdes pasi ato shkaktojnë kancer të lëkurës, nga i cili të rrezikuar janë një në tre gra dhe një në dhjetë meshkuj. Ekspertët u kanë bërë thirrje si njerëzve ashtu edhe prodhuesve të kozmetikës, në veçanti sektorit të prodhimit të ngjyrës së flokëve që të mundohen ti shmangin përbërësit e dëmshëm në ngjyra, edhe pse industria kozmetike ka kontestuar fuqishëm kërkesën e shkencëtarëve. Ata paralajmërojnë se përbërësit kimik të njohur si amina sekondare, të cilat gjenden në të gjitha ngjyrat e flokëve mund të depërtojnë në lëkurë dhe në flokë të qëndrojnë me ditë, muaj, apo dhe vjet. Gjëja që shkakton shqetësim më të madh është se këto lëndë kimike të cilat ne mund t’i kemi në kokë, reagojnë në tym duhani duke formuar kështu lëndë dytësore shumë helmuese të quajtur N-nitrozamina. Shkencëtarët thonë se nuk ka rëndësi sesa është çmimi i ngjyrës dhe kush është kompania prodhuese, pasi në të gjitha llojet janë këto kimikate.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT