Ngjarje e rëndë në Lipjan: 1 i vdekur dhe 5 të plagosur në një shkëmbim me armë zjarri

Një person ka ndërruar jetë ndërsa pesë të tjerë janë plagosur në një shkëmbim me armë zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT