Ngjarje e pazakonshme në Skenderaj, nipi i dërgon hajnat tek gjyshja për të vjedhur

Një ngjarje e pazakonshme ka ndodh mbrëmjen e së djeshmes në komunën e Skenderajt.

Sipas Policisë së Kosovës, një banorë i Skenderajt ka marrë lëndime trupore si pasoj e një kanosje nga disa të dyshuar, me të cilët ka qenë bashkëkryerës në një vjedhje tek gjyshja e tij.

Të dyshuarit e kanë transportuar viktimën me një automjet deri tek një pyll, ku më pas e kanë zbritur, e kanë rrahur dhe kërcënuar, me qëllim që i njëjti t’ua tregojë vendin se ku i ka fshehur gjyshja e tij paratë, pasi që gjatë vjedhjes nuk i kanë gjetur, transmeton Drenica Press.

Policia e Kosovës bënë të ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT