Një ngacmim seksual ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Skenderaj, ku tri femra janë ngacmuar seksualisht nga një person mashkull, shkruan Drenica Press.
Lidhur me këtë ngjarje Policia e Kosovës thotë se: Raportohet se tri viktima femra kosovare janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar dhe i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime./DRENICA PRESS/
- Advertisement -