Shpërthimi i zjarrit në një shtëpi në Ujz të Gjakovës ka lënë të vdekur dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç, të gjinisë mashkullore, djem të axhës mes vete. Ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe tre familjarë të tjerë. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetëore, bëhet fjalë për prindin e njërit nga fëmijët e vdekur.

Hetimet po vijojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, teksa deri më tani nuk dihet asgjë për mënyrën se si ndodhi zjarri që la dy të vdekur e tre të lënduar.

Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, një një bisedë për Gazetën Express tha se një nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Perveç dy viktimave edhe 3 persona kanë pësuar lëndime trupore. Sipas informacioneve të lënduarit kanë pësuar vjellje dhe prerje nga xhamat dhe drunjtë që kanë rënë si pasojë e zjarrit. Të lënduarit janë familjarë të viktimave dhe personi që është në gjendje më të rëndë shëndetësore është prindi i njërit prej viktimave”, tha Graishta për Gazetën Express.