Nga sot, një pjesë e kësaj rruge mbyllet për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga sot do të mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmeti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë. Arsye për këtë janë punimet që do të zhvillohen, raporton Express.

Sipas njoftimit të Ministrisë, rruga do të qëndrojë e mbyllur për dy ditë.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër 25 mars 2022 (E premtë), do të bëhet mbyllja e në pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmeti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë Loti 3, pasi që në këtë pjesë do të zhvillohen punimet e asfaltimit të kësaj rruge. Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytësohet rruga alternative. Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër më 25 mars 2022, nga ora 7.00 e mengjesit dhe do të përfundojnë me 27 mars 2022 ( e dielë)”, thuhet në njoftim./Express

- Advertisement -

MË TË FUNDIT